Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi monitoron Kanten

E ardhmja e N’Golo Kante te Chelsea vazhdon të mbetet në dyshim.

Mesfushori francez ka kontratë me londinezët deri në vitin 2023, por nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Sipas “AS”, lojtari mund të shitet gjatë kësaj vere pas situatës së krijuar te klubi anglez.

Për shërbimet e 31-vjeçarit interesim ka shprehur Real Madridi.

Klubi spanjoll është i gatshëm të dërgojë një ofertë për francezin.