Real Madridi ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, francezin N’Golo Kante. “AS” shkruan të hënën se drejtuesit e Realit po e shohin Kanten si përforcim të duhur për mesfushën në sezonin e ardhshëm.
Kante 31-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm dhe gjasat janë të mëdha që të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni.
Te Reali po besojnë se mund ta sigurojnë Kanten për 50 milionë euro. Këtë edicion, francezi ka dy gola e pesë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Leicesteri.