Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Betisi me ofertë për Ceballos

Dani Ceballos - Karim Benzema

Real Betisi ka bërë ofertën e parë në drejtim të Real Madridi për mesfushorin Dani Ceballos.

“AS” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit të Betisit kanë ofruar tre milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit.

Kjo ofertë pritet të refuzohet nga klubi madrilen, pasi e kanë cilësuar si qesharake.

Drejtuesit e klubit të Real Madridi kanë kërkuar të paktën 10 milionë euro për ta lënë të lirë Ceballos.

25-vjeçari ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2023.

Ai nuk bën pjesë në planet e trajneri Carlo Ancelotti për sezonin e ri.