Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dani Ceballos mund t’i bashkohet Betisit këtë verë

Dani Ceballos - Karim Benzema

Dani Ceballos pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës. Destinacioni i tij i ri pritet të jetë Real Betisi. Ceballos me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Spanjolli dëshiron t’i bashkohet Betisit, por çmimi prej 15 milionë eurosh mund të jetë pengesë, raporton “Mundo Deportivo”.

Ceballos preferon të transferohet në një klub ku mund të luajë rregullisht. Synimi i tij është që të përfshihet te Spanja për Botërorin që mbahet gjatë nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti në Katar.