Skuadra e Real Betisit ka siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll Dani Ceballos.
Mediumet spanjolle kanë njoftuar të hënën se Betisi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Ceballosit në afatin kalimtar të janarit. Marrëveshja mes palëve, pritet të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave.
Për transferimin e Ceballosit, Real Betisi është pajtuar t’i paguajë Realit dëmshpërblim prej dhjetë milionë eurosh. Ceballos edicionin e shkuar ishte i huazuar te Arsenali kurse këtë sezon nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për Realin për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti. 25-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin 2023. Ai te Reali u pat transferuar në vitin 2017 nga Betisi për 16 milionë euro.