Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica starton te Werderi në ndeshjen vendimtare

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica do të jetë në përbërjen bazë të Werder Bremenit në ndeshjen ndaj Koelnit, që fillon në ora 15:30. Kjo ndeshje i takon xhiros së 34-t, përkatësisht të fundit të Bundesligës.

Për Werderin është ndeshje vendimtare. Werderi është i parafundit (17) me 28 pikë. Kjo pozitë dërgon në kategorinë e dytë. Në pozitën e 16-të është Fortuna Duesseldorfi me 30 pikë. Werderi duhet të fitojë dhe të shpresojë që Fortuna do të humbas nga Union Berlini, për të mbetur në elitë.

Rashica ka pësuar një lëndim gjatë javës, por që po del të mos ketë qenë serioz, raporton KOHA. Për Rashicën pritet të jetë ndeshja e fundit te Werderi, nëse eventualisht skuadra nuk del në vend të 16-të dhe luan në plejaut.

Drejtuesit e Werderit të premten kanë pranuar se Rashica do të largohet nga skuadra pas fundit të edicionit.

Artikuj të ngjashëm