Sport

Rashica barazon me Rexhbeçajn

Milot Rashica ka startuar te Werder Bremeni, ndërsa Elvis Rexhbeçaj nisi ndeshjen te Koelni. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave përfundoi 1:1.

Koelni e Werderi u takuan të dielën në kuadër të xhiros së 24-të të Bundesligës gjermane.

Rashica e kompletoi ndeshjen te Werderi kurse Rexhbeçaj u zëvendësua në minutën e 71-të. Joshua Sargent kaloi në epërsi Werderin në minutën e 66-të. Rezultati në 1:1 u barazua në minutën e 83-të nga Jonas Hector.

Werderi është i 12-i me 27 pikë nga 23 ndeshje. Kurse Koelni është i 14-ti me 22 pikë nga 24 ndeshje.