Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica kthehet në përbërjen bazë të Werderit

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica kthehet në përbërjen bazë të Werder Bremenit.

Werderi sot nga ora 15:30 luan në udhëtim ndaj Paderbornit në kuadër të xhiros së 31-të të Bundesligës. Ndeshja është me shumë peshë në garën për ekzistencë, sidomos për Werderin që është i parafundit me 25 pikë. Paderborni është i fundit me 20 pikë.

Werderi ka publikuar përbërjen startuese, ndërsa Rashica është pjesë e saj. Rashica ka munguar ndeshjen e kaluar për shkak të një lëndimi. Ai është lojtari kryesor i Werderit.