Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kohfeldt shpreson në ringjalljen e Rashicës

Para duelit kundër Stuttgartit, Florian Kohfeldt edhe publikisht shprehu dëshirën e madhe që sulmuesi i Kosovës të shpërthejë.

Werder Bremeni u mposht 2:1 në shtëpi nga skuadra e Wolfsburgut, kurse Rashica luajti deri në minutën e 82-të.

Trajneri Kohfeld vazhdon ta ketë besimin e plotë në Rashicën. Para duelit të së dielës kundër Stuttgartit, trajneri Kohfeldt shpreson që sulmuesi “dardan” ta gjejë rrugën e golit e të ringjallet.

“Unë dua që ai vetëm të shënojë një tjetër gol. Do të zgjonte një vetëdije tjetër për të dhe do të paraqitej shumë mirë”, ka thënë trajneri Kohfeldt.

Takimi Stuttgart – Werder Bremen luhet të dielën në orën 15:00.

Pavarësisht qetësisë që e ka pasur Rashica në javët e fundit, sipas trajnerit të skuadrës, ai është përmirësuar shumë.

Edhe Ish-futbollisti i Beshiktashit kritikon Rashicën Futboll 6 muaj më parë Ish-futbollisti i Beshiktashit kritikon Rashicën

“Besoj shumë dhe durimi im ende nuk ka mbaruar për të. Ai gjithmonë ka qenë i përgatitur për aksione vendimtare si në Bielefeld apo kundër Frankfurtit”, ka thënë trajneri i Werder Bremenit.

24-vjeçari Rashica në 16 ndeshje i ka luajtur 969 minuta në Bundesligë sivjet, por nuk ka shënuar ende asnjë gol. Megjithatë, i ka pesë asistime.