Milot Rashica ka lëshuar një rast të mirë derisa Werder Bremeni humbi 1:0 nga Stuttgarti. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 27-të të Bundesligës së Gjermanisë.
Rashica kompletoi ndeshjen në sulm të Werderit, ndërsa në minutën e 76-të kishte rast të mirë, por që nuk e konkretizoi.
Ai është në pritje të golit të parë në edicionin aktual. Ka pesë asistime.
Ludwig Augustinsson i Werderit shënoi autugol në minutën e 81-të për tri pikët e Stuttgartit. Werderi renditet i 13-ti me 30 pikë. Stuttgarti është i shtati me 39 pikë.