Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica asiston, por humb derbin në Turqi

Milot Rashica ka asistuar në golin e vetëm të shënuar nga Galatasaray që humbi derbin e Turqisë nga Beshiktashi me rezultatin 3:1. Rashica asistoi në golin e shënuar në minutën e 20-të nga Mauro Icardi.

Por, në fund pësoi disfatë. Me disfatën e Galatës është hapur edhe më shumë gara për titull të kampionit në Turqi. Galatasaray mbetet lider me 70 pikë. Ka vetëm tri pikë më shmë se Fenerbahçe që është në vendin e dytë. Beshiktashi është në vendin e tretë me 65 pikë.

Rashica në ndeshjen ndaj Beshiktashit luajti deri në minutën e 71-të.