Sulmuesi anglez Marcus Rashford ka arritur marrëveshje për të firmosur kontratën e re me Manchester Unitedin.
Ai do të firmos kontratë pesëvjeçare, në vlerë prej 90 milionë eurosh, përcjellë "Daily Mirror" të mërkurën. Me kontratën e re, Rashford 21-vjeçar, do të jetë pjesë e Manchesterit deri në verën e vitit 2024, transmeton Koha Ditore.
Ai do të ketë edhe rritje të pagës javore prej 90 mijë funteve në 350 mijë funte. Rashford këtë edicion ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 39 paraqitje për Manchesterin në të gjitha garat.
Ai është produkt i akademisë së Manchesterit kurse pjesë e ekipit të parë është prej janarit të vitit 2016. Rashford ka edhe 31 ndeshje e gjashtë gola të shënuara për Përfaqësuesen e Anglisë.