Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani mungon në duelin ndaj Marseilleit

Elbasan Rashani

Elbasan Rashani nuk pritet të jap kontribut për Clermontin në ndeshjen e fundjavës kundër Marseilleit.

Marseille që e eliminoi në mesjavë nga Kupa e Francës skuadrën e Paris Saint-Germainit, do të luajë në udhëtim te Clermonti të shtunën, në kuadër të xhiros së 23-të të Ligue 1.

“Nuk do të luajnë Alidu Seidu apo Elbasan Rashani, për shkak të ankesave në gju, përkatësisht sëmundjes”, ka shkruar faqja e Ligue 1 të enjten. Rashani në edicionin e sivjetmë të elitës franceze ka dy gola të shënuar e një asistim.

Clermonti në vendin e 11-të ka 30 pikë, 16-të më pak se Marseille i vendit të dytë.

Artikuj të ngjashëm