Elbasan Rashani, Alidu Seidu dhe Maximiliano Caufriez nuk do të luajnë të dielën në udhëtim te Montpellieri në ndeshjen e xhiros së 28-të të elitës së futbollit francez.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi i njohur francez “L’Equipe”.
“Saif-Eddine Khaoui dhe Mehdi Zeffane janë kthyer, por jo edhe Elbasan Rashani i cili nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i nyjës së këmbës dhe nuk është në skuadër”, ka shkruar mediumi francez.
Sulmuesi 29-vjeçar i Kosovës në 22 ndeshje të këtij edicioni të elitës së futbollit francez ka shënuar tre gola dhe ka një asistim.