Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani ka qenë titullar te Clermonti që pësoi disfatë nga Marseille me rezultatin 2:1.
Ndeshja Marseille – Clermont u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 16-të të Ligue 1 të Francës. Rashani u largua nga fusha në minutën e 49-të.
Clermonti zë vendin e fundit me 11 pikë, kurse Marseille në vendin e gjashtë me 26 pikë.