Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani, është kthyer tek Clermonti i Ligue 1 të Francës.
Reprezentuesi i Kosovës është aktivizuar të dielën nga minuta e 75-të në barazimin 2:2 të Clermontit me Toulousen.
Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt të kampionatit francez. Clermonti golin për 2:2 e shënoi në minutën e 95-të.
Për shkak të një lëndimi, Rashani nuk kishte luajtur që nga 3 qershori. Për Clermontin është pika e parë në kampionatin e ri.