Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani shënon gol në Ligue 1

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, ishte vendimtar te Clermonti të dielën.

Në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1, Clermonti luajti 1:1 me Strasbourgun. Rashani shënoi gol për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 65-të.

Rashani e kompletoi ndeshjen në krahun e majtë të sulmit. Ai ka tri gola e një asistim këtë edicion.

Clermonti është në mesin e tabelës, përkatësisht në pozitën e 12-të me 31 pikë.

 

Artikuj të ngjashëm