Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani ka shënuar golin e parë në këtë edicion të Ligue 1 të Francës. Të dielën, Rashani shënoi për Clermontin që fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Ajaccios. Sulmuesi i krahut hyri në lojë në minutën e 63-të. Ndërsa në minutën e 89-të shënoi për 2:1. Clermonti në minutat shtesë e realizoi edhe golin e tretë.
Për Rashanin ishte paraqitja e shtatë këtë edicion. Ndeshja i ka takuar xhiros së nëntë të kampionatit francez.
Clermonti është në mesin e tabelës me 13 pikë.
Qazim Laçi i mungoi Ajaccios për shkak të një lëndimi.