Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ranieri mund ta marrë drejtimin e skuadrës italiane

Claudio Ranieri

Claudio Ranieri mund të rikthehet në futbollin italian, por në Serie B.

“Sportitalia” ka shkruar të mërkurën se Ranieri mund ta marrë drejtimin e skuadrës së Cagliarit, që ka shkarkuar trajnerin Fabio Liverani.

Mediumi italian ka njoftuar se Ranieri është favoriti kryesor për të qenë në krye të Cagliarit, që është në pjesën e poshtme të tabelës pas 18 xhirove me 22 pikë.

71-vjeçari në krye të Cagliarit ka qenë nga viti 1988 deri në vitin 1991.

Puna e tij e fundit ishte te Watfordi në Premier League, por zgjati vetëm 14 ndeshje para se të shkarkohej në muajin janar të këtij viti.