Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka thënë se ndërprerjet e shkaktuara nga COVID-19 kanë ndikuar në përparimin e klubit prejse u emërua në krye të ekipit anglez.
Gjermani 63-vjeçar, është i pamposhtur në katër ndeshje që kur zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaerin në fund të nëntorit.
Por ai thotë se shpërthimi i COVID-19, që çoi në mbylljen e bazës stërvitore të klubit në Carrington dhe shtyrjen e dy ndeshjeve e ka komplikuar punën e tij.
“Sigurisht që jo”, tha Rangnick kur u pyet nëse kishte arritur objektivat e tij.
“Çdo trajner, çdo trajner ambicioz – dhe nuk ka dallim mes trajnerëve të tjerë dhe meje në atë fushë – dëshiron të ndërmarrë hapa më të shpejtë dhe hapa më të mëdhenj përpara. Por për ta bërë këtë, duhet të jeni në gjendje të stërviteni”.
Pasi mposhti Crystal Palacen e Norwichin, dhe barazoi në Ligën e Kampionëve me Young Boysin në tri ndeshjet e para me Rangnicun, Unitedit iu shtynë duelet me Brentfordin dhe Brightonit për shkak të rasteve me koronavirus.
Unitedi u rikthye në aksion në Newcastle të hënën, me Rangnickun që pranoi se “nuk i pëlqeu aspak paraqitja” pasi skuadra e tij shpëtoi me një barazim 1:1.