Gjermani Ralf Rangnick pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Manchester Unitedit. Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe është çështje kohe para se Rangnick të zyrtarizohet.
Rangnick 63-vjeçar, do të jetë trajner i përkohshëm i Unitedit dhe do ta drejtojë ekipin deri në fund të këtij sezoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në këtë post do ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin e shkarkuar të dielën e shkuar. Rangnick, aktualisht është pjesë e skuadrës nga Rusia, Lokomotiva e Moskës dhe ka rolin e menaxherit të zhvillimit për sport.
Ai pritet së shpejti të lirohet nga klubi rus për t’u zyrtarizuar te Unitedi.