Ralf Rangnick ka thënë se nuk ka mundur ta refuzojë rolin e drejtuesit të përkohshëm te skuadra e Manchester Unitedit.
Gjermani ka nënvizuar se dëshiron të krijojë skuadër më të fortë në mënyrë që të konkurrojë me rivalët tjerë të Premier Leagues.
Rangnick e ka nisur rolin si trajner i përkohshëm te Unitedi për pjesën e mbetur të kampanjës.
Në krye të skuadrës për herën e parë do të jetë të dielën në ndeshjen që Unitedi e luan në shtëpi kundër Crystal Palacet.
63-vjeçari e pa lojën e së enjtes mbrëma në “Old Trafford” nga tribuna. Unitedi fitoi ndaj Arsenalit falë golave të Bruno Fernandesit dhe Cristiano Ronaldos, i cili realizoi dy herë. Unitedi u udhëhoq nga trajneri Michael Carrick.
Në konferencën e parë për shtyp, Rangnick foli për objektivat me klubin, ndërsa ka thënë se mund të mbetet gjatë tek Unitedi si trajner.
-
Unitedi e nis epokën me Rangnickun në krye
-
Ralf Rangnick largohet nga roli i këshilltarit
-
Ronaldo i dëshpëruar me Unitedin: Nuk jam këtu për vendin e shtatë
- Ronaldo i pakënaqur me Rangnickun, dëshiron largimin nga Unitedi
-
Rangnick thotë se koronavirusi ka prishur progresin e Unitedit nën drejtimin e tij