Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, është shprehur i lumtur me rikthimin e mesfushorit Paul Pogba nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për tre muaj.
Trajneri gjerman shpreson që francezi do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit edhe pas përfundimit të këtij sezoni kur i skadon kontrata.
“Jam i lumtur që e kam përsëri në skuadër. Ai ka kontratën e tij që skadon në qershor dhe në fund të sezonit ai do të vendosë se çfarë të bëjë, por deri atëherë ai është i fokusuar të japë maksimumin deri në fund të sezonit”, u shpreh Rangnick.
Pogba tash e disa kohë ka nisur bisedimet me Unitedin për rinovimin e kontratës, por nuk ka gjetur ende marrëveshjen.