Sport

Pobga ka gjasa të mbetet te Unitedi

Paul Pogba ka gjasa të mëdha të mbetet te Manchester Unitedi edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

“The Athletic” ka raportuar të hënën se angazhimi i trajnerit gjerman Ralf Rangnick pritet t’i ndryshojë planet e francezit për të ardhmen.

Pogba ishte i vendosur të largohet nga ekipi anglez në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata, por i ka njoftuar krerët e klubit se është i gatshëm ta dëgjojë ofertën e fundit për rinovimin e kontratës.

Pogba 28-vjeçar këtë sezon ka shtatë asistime në 13 ndeshje për Unitedin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Juventusi.