Paul Pogba ishte një ndër lojtarët kryesorë te Franca në Kampionatin Evropian.
Paraqitjet fantastike të mesfushorit francez me “Gjelat” ka bërë që klubi i Manchester Unitedit të llogaritë në shërbimet e lojtarit edhe për sezonin e ri.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar që Pogba të mbetet në “Old Trafford” së paku edhe sezonin e ri.
Për mesfushorin 28-vjeçar interesim të vazhdueshëm ka shprehur Juventusi.
Por klubi anglez thuhet se ka vendosur ta mbajë lojtarin edhe në edicionin e ri.
Pogba ka kontratë me “Djajtë e kuq” deri në vitin 2022.