Sport

Pogba dëshiron të mbetet te Unitedi

Paul Pogba është gati të injorojë interesimin e Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

Mesfushroi francez tani ka vendosur të zgjasë qëndrimin e tij në Manchester United, raporton “L’Equipe”.

PSG-ja dhe Reali kanë qenë skuadrat më të interesuara për transferimin e reprezentuesi të Francës. Por Pogba dëshiron të mbetet te Unitedi edhe më gjatë duke rinovuar kontratën që i skadon në verën e vitit tjetër.

Pjesë e skuadrës angleze, 28-vjeçari është që prej vitit 2016 kur u transferua nga Juventusi.