Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba do të largohet nga Man. Utd

Paul Pogba nuk do ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin. Sipas “The Mirror”, mesfushori ka vendosur të largohet nga “Djajtë e Kuq” në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë.

Drejtuesit e klubit anglez kanë tentuar ta bindin francezin të mbetet në “Old Trafford”, por nuk kanë gjetur marrëveshjen.

Për shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar interesim ka shprehur Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.

Pogba është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2016 kur u transferua nga Juventusi.