Paul Pogba nuk e ka vazhduar ende kontratën me Manchester Unitedin. Klubi anglez thuhet se ka kërkuar nga mesfushori francez të vendos për të ardhmen e tij. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer i ka bërë me dije lojtarit se llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri. Por mediat në ishull kanë raportuar se mesfushori francez nuk është i kënaqur te “Djajtë e Kuq”.
Madje lojtari nuk ka pranuar të nis bisedimet për vazhdimin e kontratës që i skadon në vitin 2022. Për shërbimet e 28-vjeçarit interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Real Madridi dhe Juventusi. Pogba këtë sezon me “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime.
Artikuj të ngjashëm