Sport

Pogba i vendosur të largohet

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi. Mesfushori francez nuk do ta pranojë vazhdimin e kontratës dhe do të largohet gjatë verës si futbollist i lirë.

Negociatat mes klubit anglez dhe menaxherit të lojtarit Mino Raiola nuk kanë nisur, pasi Pogba thuhet se e dëshiron largimin.

Francezi do të largohet si futbollist i lirë në qershor të vitit të ardhshëm.

Interesim për Pogban kanë shprehur Juventusi dhe Real Madridi.

28-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, duke kontribuuar me shtatë asistime.