Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rangersi siguron fazën e grupeve të Championsit

Skuadra e Rangersit e ka mposhtur PSV-në të mërkurën në ndeshjen e kthimit të pelejofit dhe e ka siguruar kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rangersi ka fituar me rezultatin 1:0. Ndeshja e parë në Skoci kishte përfunduar 2:2.

Antonio Çollak shënoi golin e fitores në minutën e 60-të.

Ai realizoi nga afërsia pas pasimit te Tillemans i cili fitoi topin pas gabimit në mbrojtjen e ekipit vendas.

Rangers do të paraqitet në fazën e grupeve të garës më të madhe evropiane për klube për herë të parë pas sezonit 2010/2011.