Pa fitues është mbyllur ndeshja në mes të Rangersit dhe PSV-së të martën mbrëma. Ndeshja e parë e plejofit të Ligës së Kampionëve në mes të këtyre dy skuadrave u zhvillua në Glasgow të Skocisë përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2.
Rangers kaloi në epërsi në minutën e 45-të nëpërmjet Abdullah Simas. Ibrahim Sangare barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 61-të.
Rangers sërish ktheu epërsinë në minutën e 76-të. Rabbi Matondo shënoi në minutën e 76-të, por PSV-ja barazoi shifrat në 2:2 me Luuk de Jongun.
Ai shënoi në minutën e 80-të. Ndeshja e kthimit luhet në Holandë më 30 gusht.
Artikuj të ngjashëm