Mesfushori uellsian Aaron Ramsey do të bartë fanellën me numrin tetë te skuadra e Juventusit për edicionin 2019/20 kanë njoftuar mediumet italiane të premten.
Ramsey zyrtarisht do t'i bashkohet Juventusit më datën 1 korrik, ekip te i cili u transferua si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Arsenalin.
Herën e fundit, numri tetë në fanellën e Juventusit është përdorur gjatë edicionit 2017/18 kurse edicionin e shkuar nuk e ka bartur askush.
Ky numër i ka takuar mesfushorit Claudio Marchisio që në verën e vitit 2018 u largua nga Juventusi për t'u transferuar te Zeniti.
Ramsey 28-vjeçar, është reprezentues i Uellsit.