Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka shpallur të premten listën e lojtarëve për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë, ka njoftuar Federata e Hendbollit.
Janë këto ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për Euro 2022. Kosova me Malin e Zi luan në Podgoricë më 4 nëntor, kurse më 8 nëntor e presim Suedinë në Prishtinë.
Ramadani për këto dy ndeshje ka llogaritur kryesisht në lojtarë të konfirmuar. 11 prej tyre janë nga klubet kosovare. Nga pesë lojtarë në Kombëtare i kanë Besa Famgas e Prishtina kurse për herë të parë është ftuar Festim Mustafa i Kastriotit, ish-lojtar i Kombëtares U21. Për herë të parë është ftuar edhe Armend Alaj që bën karrierë në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Në Zvicër bëjnë karrierë katër lojtarë të ftuar, duke përfshirë kapitenin Valon Dedaj që po kalon formë të lartë. Ndërkohë në Suedi luajnë tre lojtarë që janë në listën e Ramadanit. Portieri Liridon Zena vjen nga kampionati kroat.
Për shkak të situatës me koronavirus, selektori Ramadani e ka të pamundur të udhëtojë nga Australia për këtë grumbullim.
Kryetrajner për këto dy ndeshje është emëruar spanjolli Javier Cabanas që për ndihmës i ka Arben Muqollin e Veton Hajrizin.

-
Mungesa të rëndësishme te Kosova për ndeshjet me Malin e Zi dhe Slloveninë
-
Kosova shpall listën për ndeshjen vendimtare me Malin e Zi
-
Përzgjedhësi i ri shpall listën për dy ndeshjet me Rumaninë
-
Kapiteni i Kosovës i matur para ndeshjes me Suedinë
-
Kosova synon fillim të mbarë në Podgoricë me shpresën për të arritur në Evropian