Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani: Kemi forcë për t’u rikthyer

Gjilani humbi ndeshjen e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Por, trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se Gjilani ka mundësinë dhe forcën për t’u rikthyer.

Gjilani humbi nga Llapi 1:0, ndërsa në mesjavë u mposht në derbi edhe nga Drita.

“Jam i bindur që futbollistët kanë dhënë maksimumin, edhe pse nuk ishte maksimumi në nivelin e duhur. Por, kanë zhvilluar një paraqitje ndryshe nga derbi. Në derbi ishin shumë keq, kurse ndaj Llapit kishte elemente pozitive. Mendoj se lojtarët e kanë ndjerë lodhjen nga derbi si në aspektin fizik ashtu psikik. Është normale, sepse derbit gjithmonë janë të mundimshme”, ka thënë Ramadani.

Ai nuk ka dashur të flasë për anën organizative të klubit, që zyrtarisht ende nuk ka president dhe kryesi.

“E kemi mbajtur gojën mbyllur edhe kur kemi fituar, ndërsa do ta mbajmë gojën mbyllur edhe në humbje. Kemi mundësinë dhe forcën për t’u rikthyer”, ka thënë Ramadani.

Artikuj të ngjashëm