Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll Rahoveci është përforcuar me basketbollistin amerikan Tyree Griffin.
Lajmin është bërë i ditur nga burime brenda klubit të Rahovecit për KTV-në.
Fundori Griffin i bashkohet Rahovecit nga klubi serb Mladost. Ai do të vijë në Rahovec të martën. Griffin në gjashtë ndeshje me Mladostin në elitën e basketbollist serb ka realizuar mesatarisht 13.2 pikë.