Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Davis i bashkohet Prizrenit-16

Basketbollisti amerikan Darrell Davis është përforcimi më i ri i ekipit Prizreni-16. Davis është zyrtarizuar të shtunën mbrëma dhe te Prizreni-16 është vlerësuar si përforcim i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Davis e njeh kampionatin e Kosovës pasi në të shkuarën ka luajtur në dy raste te Rahoveci.

"Ish-basketbollisti i Rahovecit, i cili me paraqitjet e tij la përshtypje të mirë ka shtyrë drejtuesit e skuadrës që të arrijnë marrëveshje bashkpunimi për pjesën e mbetur të kampionatit", thuhet në njoftimin e ekipit nga Prizreni.

Së fundmi, Davis ka luajtur në Çeki te Olomuc.