Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

Skuadra e basketbollit Prishtina ka zyrtarizuar të premten Tyron Harrisin.

Basketbollisti amerikan është transferuar te klubi “bardhekaltër” pas përvojës së kaluar në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Rusi.

“Harris në sezonin 2020/21 është shpallur MVP i sezonit në Ligën Ballkanike me skuadrën TFT, me mesatare prej 18.6 pikëve, 7.5 asistimeve. Së fundmi, Harris ka qenë pjesë e skuadrës Dynamo Vladivostok në Rusi”, ka njoftuar KB Prishtina në Facebook.

Artikuj të ngjashëm