Sport

Davis i bashkohet KB Prishtinës

Alo-Qendra Shaheed Davis i është bashkuar skuadrës së KB Prishtinës.

Lajmi është zyrtarizuar të shtunën nga skuadra kryeqytetase.

“Amerikani Shaheed Davis (206 cm), 29-vjeçar, vjen në kryeqytet pas përvojës në liga të ndryshme si në Itali, Izrael, Hungari, Greqi, Qipro, Ukrainë dhe Bullgari. Davis në sezonin e kaluar ka luajtur për dy skuadra, për Anothorsisin qipriot dhe Lavrion greke ku ka regjistruar mesatare prej 13.8 pikëve dhe 4.7 kërcime për ndeshje.”, kanë shkruar “bardhekaltrit”.