Sport

Prishtina forcohet me amerikanin Knowles

Sigal Prishtina ka shtuar edhe një përforcim të huaj në radhët e veta. Bëhet fjalë për basketbollistin nga Bahamet, Zane Knowles, i cili është i gjatë 208 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës.

Knowles është prezantuar të enjten dhe do të jetë pjesë e Prishtinës për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Knowles tashmë i është bashkuar ekipit të ri dhe te Prishtina do të debutojë këtë vikend në ndeshjen kampionale kundër Vëllaznimit në Gjakovë.

Ai në edicionin e fundit, ka luajtur në Bullgari te skuadra CSKA Sofia dhe ka pasur një mesatare prej 14 pikëve dhe 8 kërcimeve për ndeshje.

Knowles ka përvojë të madhe në basketbollin evropian pasi karrierë ka bërë edhe në Turqi, Hungari, Greqi e Francë.