Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi me përforcim të madh, angazhon qendrën Waldow

Bashkimi i Prizrenit ka bërë përforcim të madh për vazhdim të garës në Superligën e Kosovës në basketboll. Të martën mbrëma, klubi prizrenas ka njoftuar se ka firmosur me qendrën amerikane, Brad Waldow.

Waldow është emër shumë i njohur në basketbollin kosovar. Edicionin e kaluar ai ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm te Peja, që fitoi titullin e kampionit. Së fundi Waldow ishte në Izrael, por ka shkëputur kontratën. Karrierën e vazhdon në Kosovë, por këtë herë te Bashkimi i Prizreni.

31-vjeçari është i gjatë 208 centimetra, ndërsa ka karrierë të gjatë e të suksesshme. Pos në SHBA ka luajtur edhe në Belgjikë, Francë, Poloni e Japoni. Waldow pritet të jetë përforcim i madh për skuadrën prizrenase që deri më tani ka tri fitore e pesë humbje.

Artikuj të ngjashëm