Te Golden Eagle Ylli janë të bindur së në garat e plejofit të Superligës së Kosovës do të futen nga pozita e dytë në tabelë.
Basketbollisti Alban Veseli pret që Ylli të jetë nënkampion i pjesës së rregullt, pasi vendi i parë mbetet i rezervuar për Z Mobile Prishtinën, që është ekipi i vetëm pa humbje deri më tash.
Për të konfirmuar pozitën e dytë, Yllit i nevojitet triumfi në ndeshjen derbi të xhiros së 24-t, që e luan në udhëtim kundër Rahovecit. Kjo ndeshje luhet të enjten (sot) prej orës 19:00 në palestrën "Mizahir Isma" në Rahovec.
Por është edhe Rahoveci që po e kërkon pozitën e dytë dhe me fitore mund të rrëmbejë atë.
Ylli aktualisht është i dyti në tabelë me 39 pikë, një më shumë se Rahoveci që renditet në pozitën e tretë. Deri në fund të pjesës së rregullt të këtij edicioni kanë mbetur edhe pesë xhiro për t'u zhvilluar.
Në tri përballjet e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve deri më tani, Rahoveci ka dy fitore, kurse një Ylli. Po ashtu, të dyja skuadrat në radhët e veta kanë të angazhuar nga katër amerikanë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)