Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli mposht Rahovecin, e lë në plejaut

Rahoveci do të luajë në plejaut për një vend në Superligën e Kosovës në basketboll në edicionin e ardhshëm. Rahoveci të dielën mbrëma u mposht në shtëpi nga Golden Eagle Ylli me rezultatin 72:69.

Ndeshja kishte fund dramatik, por vendasit nuk shfrytëzuan dy gjuajtje për tri pikë për të barazuar rezultatin.

Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 27-të, përkatësisht të parafundit. Rahoveci është i shtati me 38 pikë, sa i ka edhe Bashkimi në vendin e gjashtë. Vendi i gjashtë dërgon në plejof e i shtati në plejaut.

Në xhiron e fundit Bashkimi luan në udhëtim me Dritën, ndërsa Rahoveci në udhëtim me Trepçën. Nëse të dy skuadrat shënojnë fitore, Bashkimi do të jetë më lartë në tabelë pasi ka tri fitore e një humbje me Rahovecin.

Ndërkohë Golden Eagle Ylli është përforcuar në pozitën e parë me 48 pikë. Prej pozitës së parë do të startojë në plejof.

Edhe Pas xhiros së fundit kaotike, plejofi fillon me top-ndeshje Basketboll 3 muaj më parë Pas xhiros së fundit kaotike, plejofi fillon me top-ndeshje

Chris Harris ishte më i miri te Ylli me 15 pikë e 12 kërcime. Mikaile Tmushiq ndeshjen e mbylli me 18 pikë e shtatë kërcime.

Te Rahoveci u dallua Musab Mala me 30 pikë.