Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Ylli nis mbrojtjen e titullit te Rahoveci

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim te skuadra e Rahovecit pas tërheqjes së shortit të mërkurën për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll. Edicioni 2022/23 në Superligën e meshkujve nis më 10 shtator.

Krahas ndeshjes mes Rahovecit dhe Yllit, ndeshje tjetër interesante në xhiron e parë, do të jetë ajo ndërmjet Pejës dhe Prishtinës që zhvillohet në palestrën “Karagaçi”.

Ndërkohë, dy çiftet tjera janë: Trepça – Ponte Prizreni dhe Bashkimi – Vëllaznimi. Shorti është tërhequr edhe për Superligën e femrave, ku Penza e nis mbrojtjen e titullit me ndeshjen kundër Bashkimit në Prizren. Duelet tjera, janë: Prishtina – Vëllaznimi dhe Trepça – United Basketball.

Artikuj të ngjashëm