Të premten është tërhequr shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në xhiron e parë ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Dy skuadrat kanë bërë përforcime dhe kanë synime të mëdha.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.
Kampionia në fuqi, Trepça, e fillon mbrojtjen e titullit ndaj Rahovecit 029.
Bora – Vëllaznimi është ndeshja tjetër e xhiros së parë.
Edicioni i ri fillon më 19 shtator.