Rafinha kërkon të qëndrojë tek Interi.
Mesfushori brazilian, i huazuar nga Barcelona në muajin janar, ka marrëveshje për gjashtë muaj me zikaltrit, të cilët mund ta bëjnë pjesë të tyre, vetëm duke i paguar Barcelonës shumën e 38 milionë eurove, të paracaktuar në kontratë.
Vetë futbollisti tregon se është i lumtur në Milano dhe nëse do të varej nga ai menjëherë do të vendoste për të qëndruar, transmeton KP.
“E ardhmja nuk varet prej meje. Por një gjë është e qartë, unë dua të rri dhe në mendjen time është vetëm Inter”, ka theksuar ai. “Ndihem shumë mirë në një skuadër që më ka ndihmuar shumë dhe për më shumë me këta tifozë të jashtëzakonshëm që të dhurojnë një dashuri kaq të madhe”.