Pas gjashtë muajve huazim tek Interi edicionin e shkuar, mesfushori Rafinha do të huazohet për një vit te skuadra e Fenerbahçes.
Mediumet e huaja kanë raportuar të hënën se Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Barcelonën për huazimin e Rafinhas me detyrim të blerjes së tij në verën e ardhshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për huazimin njëvjeçar të Rafinhas, Fenerbahçe do të paguajë dy milionë euro, kurse në fund të edicionit 2018/19 do të paguajë edhe 35 milionë euro tjera për kartonin e tij.
Rafinha është produkt i Barcelonës dhe ka kontratë deri në vitin 2020. Ai më herët ishte i huazuar edhe te Celta Vigo.
Artikuj të ngjashëm