Rafinha Alcantara ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj dhe tani është i gatshëm për një aventurë të re në karrierën e tij.
Mesfushori brazilian mund të rikthehet në futbollin italian, por këtë herë është Fiorentina, skuadra e cila e kërkon lojtarin, transmeton “Sporti në KTV”.
Sipas “Football-Italia”, drejtuesit e “viollas” janë të gatshëm të shpenzojnë 18 milionë euro për ta sjellë në Firencë mesfushorin e Barcelonës.
Rafinha është pro kalimit në futbollin italian pasi për një periudhë 6-mujore ishte pjesë e skuadrës tjetër italiane, Interit.
Artikuj të ngjashëm