Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rafinha do të largohet nga PSG-ja

Mesfushori i Brazilit, Rafinha do të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet franceze kanë njoftuar të enjten se Rafinha tashmë ka arritur marrëveshje me Real Sociedadin për të vazhduar karrierën në La Liga.

Ekipi spanjoll thuhet se për kartonin e tij, do të paguajë rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Rafinha këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje te PSG-ja, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

28-vjeçari iu bashkua Parisit vitin e shkuar nga Barcelona kurse karrierë ka bërë edhe te Celta Vigo e Interi.