Mesfushori Rafinha do të largohet nga Paris Saint-Germaini për ta vazhduar karrierën në Katari, te skuadra Al Arabi SC. “L’Equipe” ka raportuar të hënën se Rafinha ka arritur marrëveshje personale me ekipin nga Katari dhe po negocion me Parisin për shkëputjen e kontratës.
Te PSG-ja, janë të gatshëm ta lënë të lirë Rafinhan, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christoph Galtier.
29-vjeçari sezonin e shkuar ishte i huazuar te Real Sociedadi, ekip që nuk shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij. Rafinha iu bashkua Parisit në vitin 2020 nga Barcelona dhe në total ka regjistruar 39 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me shtatë asistime. Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin e ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm