Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Rafinha dëshiroi vetëm Interin”

Pritet që mesfushori brazilian, Rafinha të hënën t’u nënshtrohet testeve mjekësore në prag të huazimit tek Interi me mundësi blerje për 35 milionë euro nga Barcelona.

Agjenti i tij, Alex Boesch ka thënë se Interi ishte dëshira e vetme e Rafinhas, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rafinha është shumë i lumtur që po bashkohet me Interin. Gjithashtu mund të konfirmoj se Interi ishte i vetmi opsion që ai dëshiroi”, është shprehur Boesch, raporton Football Italia.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se Rafinha është 100 për qind i gatshëm për të luajtur tani, përkundër që është rikthyer nga një lëndim i gjatë.